Bota

Tensionohet kufiri Greqi –Turqi

Përleshjet kanë shpërthyer sot në mëngjes në kufirin turko-grek, kur forcat greke kanë gjuajtur një sasi të madhe të gazit lotsjellës dhe topa uji në mënyrë që t’i ndalin migrantët.

Nga ana tjetër kufitarët turq kanë gjuajtur gaz lotsjellës në anën greke të kufirit, lajmëron AP.

Mijëra migrantë dhe refugjatë po përpiqen të hyjnë në Greqi këtë javë, pasi para shtatë ditësh Turqia, e cila praktikisht e ka mbrojtur kufirin Evropian, vendosi të mos i pengojë migrantët të kalojnë në vendet e BE.

Athina këto përleshje ka cilësuar si kërcënim për siguri kombëtare, pretendon Reuters.

Situata në kufirin grek u bë serioze kur Turqia i lëshoi rreth 130.000 refugjatë dhe migrantë, të cilët janë nisur për në Evropë me rutën e vjetër ballkanike, e cila në një pjesë të madhe është mbyllur për shkak të krizës së migrantëve në vitin 2015.

Tensione në kufirin turko-grek ka pasur edhe dje, edhe pse nuk ka pasur gjuajtje të gazit lotsjellës dhe plumba gome si ditëve të kaluara.

Ankaraja dje i ka vendosur 1.000 pjesëtarë të njësiteve speciale policore në kufi me Greqinë në mënyrë që të ndalojnë kthimin e migrantëve në territorin e saj.