Tensionet në Kosovë, pas Beogradit, këshilltari i Bidenit zhvillon takime në Tiranë

Këshilltari Ushtarak i Presidentit Amerikan, Joe Biden u prit në një takim nga Presidenti Bajram Begaj. Vizita e zyrtarit të lartë ushtarak amerikan, Gjenerali, Daniel Hokanson, vjen në kohë kur tensionet në rajon janë rritur dhe fokus në takim me kreun e shtetit shqiptar kishte qenë edhe Kosova.

Pjesë të axhendës së tij, Gjenerali Hokanson kishte edhe takimin me Kryeministrin Edi Rama ku në fotografitë e publikuara nga ambasada amerikane, kreu i ekzekutivit shqiptar shoqërohet vetëm nga shefja e shërbimit inteligjent, Vlora Hyseni.

Kjo vizitë në Shqipëri e këshilltarit të Biden vjen pas vizitës së tij në Beograd ku u takua me presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiç.

Go to TOP