Rajoni

Tensione në Mal të Zi, serbët bllokojnë rrugët kryesore në gjithë vendin

Komiteti Legjislativ të martën vlerësoi se projektligji ishte në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin ligjor të Malit të Zi.

Klerikët serbë dhe një pjesë e opozitës serbe e konsideruan ligjin e propozuar antikushtetues dhe diskriminues dhe kërkoi të tërhiqet nga procedura e asamblesë.

Autostrada Berane-Bijelo Polje ishte bllokuar. Po ashtu është bllokuar edhe një rrethrrotullim në Budva, dhe një grup qytetarësh nga Herceg Novi bllokuan edhe rrugën në Zelenica.

Nga serbët është bllokuar edhe hyrja e Aeroportit të Podgoricës.