Tensione në fund të ndeshjes Lazio – Inter, Luiz Felipen merr të kuqe dhe shpërthen në lot

Ndeshja mes Lacios dhe Interit është mbyllur me tjetër sherr dhe karton të kuq. Situata ishte tensionuar që në golin e dytë të Lacios, kur lojtarët e Interit protestuan pse vendasit nuk ndalën lojën për shkak të dëmtimit të Dimarkos.

Por pas vërshëllimës përfundimtare, gjakrat janë nxehur përsëri. Luis Felipe iu hodh mbi shpinë mikut të tij, Korreas, por ai harroi faktin se ky i fundit nuk luan më për bardhekaltërit. Përplasja e tij me lojtarin argjentinas nisi një tjetër zënkë në fushë, me Lautario Martinez që reagoi përsëri ashpërsisht.

  • Pas disa momentesh kaosi, gjyqtari i tregoi Luis Felipes kartonin e kuq, ndërsa ky i fundit nuk i mbajti dot lotët, për atë që e cilësoi si padrejtësi. Ai u mundua të shpjegonte se Korrea ishte mik i tij pasi deri dy muaj më parë kishin qenë pjesë e Lacios. Por për gjyqtarin, gjesti i përplasjes me sulmuesin e Interit ishte i papërshtatshëm pas një ndeshje të tillë ndaj nuk hezitoi t’i konfirmonte ndëshkimin.
Go to TOP