Kombëtare

Tenderi për kifle do t’i kushtojë komunës së Prishtinës mijëra euro

Kontratën për furnizim me kifle në shkollat e Prishtinës për nxënësit nga klasa e parë deri në të pestën, e ka fituar “Premium Bakery”.

261.144,00 euro është vlera e kontratës e cila është dhënë nga Komuna e Prishtinës.

Premium Bakery e cila do të furnizojë shkollat e kryeqytetit me kifle për gjashtë muaj, ka dhënë çmimin më të ulët, 247.752.00 euro, bëhet e ditur në kontratën e publikuar nga Komuna e Prishtinës.

Shujtat me kifle dhe qumësht për nxënësit e shkollave të Prishtinës kanë filluar të shpërndahen nga viti 2015.

Prej atëherë, ka pasur shumë pakënaqësi rreth dhënies së tenderëve dhe operatorëve të cilët Komuna e Prishtinës ka përzgjedhur.

Probleme me kontratat, ka pasur për qumështin, ku kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti, akuzohej se po favorizonte kompani të caktuara./GazetaExpress/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.