Kosova

Tenderi mbi një milion euro – “Komuna e Prizrenit nuk reflektoi as pas arrestimit të falsifikuesve të dokumenteve”

Kenan Gashi nga rrjeti i OJQ’ve, AVONET, e ka përgëzuar vendimin e Prokurorisë Themelore në Prizren për të arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë fituar tender me dokumente të falsifikuara.

Kishte qenë pikërisht AVONET që e kishte zbuluar se tenderin prej 1.34 milion eurosh që ka të bëjë me instalimin dhe riparimin e ndriçimit publik ekzistues në komunën e Prizrenit  e kishte fituar një kompani me dokumente fiktive.

“Prokuroria Themelore ka vepruar në harmoni me obligimet dhe detyrat që i ka dhe po ashtu ka marrë masat e duhura që të gjeturat tona i ka marrë për bazë dhe ka vepruar në harmoni me ligjin dhe në të njëjtën kohë janë arrestuar të dyshuarit për të cilët i kemi bërë publike të gjeturat  tona që Avoneti i ka konsideruar që janë dokumente fizike dhe këtu kanë arritur që të përfitojë  tenderin milionësh  të marrin masat e duhura dhe për këtë ryse është një prej raporteve e të cilin kemi kërkuar nga prokuroria themelore e Prizrenit dhe nga Prokuroria e Shtetit që të ndërmarrin masat e duhura”, ka thënë Gashi në Klan Kosova.

Gashi tha se ata gjatë hulumtimit kishin hasur në një dokument jo real dhe këtë e kanë verifikuar përmes Agjencisë Tatimore të Kosovës.

“Kemi adresuar atë pyetje dhe kërkesë te institucionet përkatëse për ta vërtetuar se sa ku dokument është origjinal dhe kemi hasur që është dokument fiktiv, nuk është i  regjistruar as te blerësi dhe as te shitësi”.

“Tash prokuroria Themelore e Prizrenit i ka marrë veprimet e duhura por ende nuk kemi parë reflektim të komunës së Prizrenit duke vepruar konkretisht ndaj operatorit me të cilin ka plotësuar kriterin me dokumente fals që e ka qitë në lajthitje komunën e Prizrenit, por edhe ka falsifikuar dokumentet”.

Gashi tha që komuna e Prizrenit ka probleme rreth vendosjes së kritereve, dhe shprehu dyshimet edhe njëherë dyshimet që disa tenderë jepen për njerëzit të afërt ose të rekomanduar nga institucioni komunal.

“Ne e kemi parë që komuna e Prizrenit ka probleme të theksuara rreth caktimit dhe orientimit të tyre karshi vendosjes së kritereve”.

“Gjithherë i kemi pasë dyshimet që shpeshherë tenderët përgatiten për individë të caktuar në komunën e Prizrenit, për këtë arsye  kemi filluar hulumtimin dhe monitorimin e disa prej aktiviteteve të prokurimit dhe ne kemi hasur që disa aktivitete të prokurimit lidhen drejtpërsëdrejti me njerëz që janë të afërt ose kanë tentim që të japin tenderë me njerëz që rekomandohen institucioni komunal”.