Kombëtare

Teleferiku i Prizrenit ende vetëm në letër

Në Kalanë e Prizrenit ka vite që u premtua ndërtimi i një teleferiku nga qendra e qytetit, por akoma mbetet vetëm zotim në letër.

Kështu vizitorët vlerësojnë se një projekt i tillë do të ishte shumë i mirëpritur pasi personat e moshuar e kanë shumë të vështirë për t`u ngjitur në kala.

Ata theksojnë se kjo do të ndikojë edhe në ngritjen e turizmit në qytetin historik.

Moszbatimin e këtij projekti po e kritikon edhe opozita prizrenase ndërsa nga komuna thonë se ndërtimi do të fillojë pas përfundimit të procedurave të fizibilitetit.