Bota

Teksas për vetëm 24 orë më shumë se 10 mijë raste të reja me COVID-19

COVID-19 antibody testing and diagnostic testing are administered at a converted vehicle inspection station, Tuesday, July 7, 2020, in San Antonio. Local officials across Texas say their hospitals are becoming increasingly stretched and are in danger of becoming overrun as cases of the coronavirus surge. (AP Photo/Eric Gay)

Në Teksas të SHBA-ve gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 10.028 raste të reja me COVID-19, që është rritja më e madhe e numrit ditor të infektuarve të rinj që nga fillimi i epidemisë.

Siç raporton Reuters, ky shtet amerikan në të cilin jetojnë 30 milionë banorë, ka raportuar bilancin më të madh ditor sesa çdo vend evropian në pikun e epidemisë.

Në Teksas numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 210.585, derisa i atyre që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19, është 2.715.

Në Georgia gjatë 24 orëve të fundit, numri i rasteve të reja ka arritur në 100.470, e ky shtet ka regjistruar 2.899 raste të vdekjeve. Rritje të madhe të infektuarve në SHBA, janë vërejtur më së shumti në Teksas, Kaliforni, Florida dhe Arizonë.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483