EKONOMI

TEB Sh.A. Banka më e pëlqyer në Ballkan me mbi 200,000 Likes-s në Facebook

Tejkalimi i kësaj shifre nga TEB Banka e bën kanalin atë lider në Kosovë në komunikimet në rrjetin më të madh social në internet dhe të dytin në gjithë Ballkanin perëndimor.

Pas punës voluminoze në vitet e fundit, po arrijnë sukseset që na bëjnë të krenohemi me to duke bërë një shënim kohe. Banka TEB ka arritur në shifrën magjike prej mbi 200 mijë pëlqimeve në rrjetin social Facebook.

Platforma e komunikimit social në internet, Facebook është rrjeti më i madh në botë dhe më i përdorur në mbarë globin. Konsiderohet se Facebook ka tejkaluar shifrën prej 1 miliardë përdoruesve deri më tani. Edhe në Kosovë ky rrjet social është më i popullarizuari me mbi 1 milion përdorues.

Ky kanal komunikimi është shndërruar në lider në mesin e mediave të reja në ditët tonë, ndërsa ofron mundësi të mëdha për të ofruar shërbime sa më të lehta edhe për klientët e tonë.

Banka TEB Sh.A. me mbi 200 mijë pëlqime është bindshëm lider në Kosovë dhe rajon, ndërsa renditet në vendin e dytë në gjithë Ballkanin perëndimor, ndonëse në mesin e këtyre shteteve Kosova është e parafundit për nga popullata.

Ky sukses përveç punës angazhimit, sfidave dhe përkushtimit të stafit tonë i atribuohet edhe klientëve tanë që kanë zgjedhur këtë platformë për komunikim me Bankën tonë. Prandaj ju falënderojmë të gjithëve për përkrahjen e parezervë duke shpresuar se edhe në do t’ju asistojmë në kryerjen sa më të lehtë të shërbimeve tona bankare.

TEB Bankë për një botë në lëvizje!