SPORT

Te Sllovenia presin shumë shikues në dy ndeshjet me Kosovën

Shortin e Ligës së Kombeve të UEFA-s e ka komentuar edhe përzgjedhësi i Sllovenisë, Matjazh Kek.

Kosova e Sllovenia janë në Grupin 3 të Ligës C të Ligës së Kombeve, ku bëjnë pjesë edhe Greqia e Moldavia.

Kek ka thënë se grupi është atraktiv dhe shumë garues.

“Në grup është Greqia, e po ashtu Kosova, që ka luajtur futboll të mirë së fundi”, ka thënë Kek për mediat sllovene.

“Kundër të gjithë kundërshtarëve është e mundur të bëhet lojë. Greqia është ish-kampione e Evropës që po kërkon rrugën drejt majës. Kosova është interesante në aspektin gjeografik, ndërsa ndeshjet në Prishtinë dhe Lubjanë do të jenë në stadiume të mbushura. Grupi është mjaftueshëm atraktiv, ndonëse në Ligën C. Do të ishte interesante nëse kalojmë një nivel më lartë”, ka shtuar Kek.

Kalimi në Ligën B për edicionin tjetër do të jetë synim edhe për Kosovën. Në nivel më të lartë kalohet përmes vendit të parë në grup. Ndërkohë kualifikimi në plejof për Botërorin e vitit 2022 përmes Ligës së Kombeve është thuajse i pamundur.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.