Të shtëna me armë zjarri në Obiliq

Të shtëna me armë zjarri pati mbrëmë në rajonin e Obiliqit.

Pas pranimit të informatës, në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe njësitë policore.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Palaj të komunës së Obiliqit, rreth orës 19:00.

Pas të shtënave me armë, policia ka arritur të arrestojë një person të dyshimtë. I arrestuari në këtë rast është M.A, 40 vjeçar.

Reagimi I Policisë ka qenë I shpejt, ku si rezultat kanë arritur ta arrestojnë personin e dyshuar.

Lexoni postimin e plotë:

Mbrëmë rreth orës 19:00, kemi pranuar informatën për gjuajtje me armë në fshatin Palaj të ObiliqitKa qenë reagimi i shpejtë i njësiteve policore të Obiliqit, ai që ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e personit të dyshuar:– M.A, mashkull, 40 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës.Nga ana e policisë është kryer një kontrollë në shtëpinë e të dyshuarit ku janë gjetë dhe sekuestruar:– një armë automatike zjarri AK-47– dy karikatorë të zbrazët dhe-dy gëzhoja.Personi i arrestuar ngarrkohen me veprat shkaktim i rrezikut të përgjithshëm dhe armëmbajtje pa leje.Ndaj tij janë kryer procedurat e nevojshme policore në koordinim me prokurorin e shtetit.

Go to TOP