Kosova

Të shtëna me armë në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Policia e Kosovës njofton se sonte rreth orës 20:00 kanë pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Mujë Krasniqi” në Prishtinë, gjegjësisht në një lokal.

Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar.

Njësitet policore menjëherë kanë ndërmarrë një varg veprimesh operative, të cilat kanë rezultuar me identifikimin e personit të dyshuar, i cili është në kërkim nga ana e policisë.

Bëhet e ditur se në afërsi të vendit të ngjarjes policia ka bërë sekuestrimin e një arme zjarri që dyshohet të jetë përdorë në rast.

Zyrtarët kompetentë policorë janë duke punuar në zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.