Bota

Të shtëna afër një xhamie në Florida, një i vdekur

Një task forcë e marshallëve të ShBA-së kanë vrarë një të arratisur të kërkuar për vrasje në tentativë jashtë një xhamie në Florida.

Marshalli për Floridën e Jugut, Gadyaces Serralta, u tha gazetarëve se një zëvendës marshall dhe oficerë nga departamentet e policisë të Fort Lauderdale dhe Plantage u përballën me njeriun të premten pasdite në parkingun e xhamisë Al-Iman.

Serralta tha se njeriu doli nga makina e tij me një armë dhe zëvendësi i marshallit dhe oficerët hapën zjarr. Njeriu vdiq në vendin e ngjarjes. Ai ishte nga Florida qendrore, por emri i tij nuk u bë I ditur menjëherë. Askush nga forcat policore nuk u plagos. Hollësi të mëtejshme nuk janë dhënë nga policia federale amerikane.

Këshilli amerikan i myslimanëve kanë deklaruar se personi nuk ishte i njohur për antarët e xhamisë. 

Shfaq më shumë

Leave a Reply

Your email address will not be published.