Love & Sex

Te rrefehesh per heren e pare. 10 femra tregojne per seksin per here te pare

Nuk ka rendesi sa vjeç je apo cilat jane rrethanat, te berit seks per here te pare eshte nje gje e rendesishme. Çdo pervoje eshte e ndryshme. 10 vajza rrefehen per heren e tyre te pare – si e prisnin, me ke kane shkuar dhe si jane ndjere me vone.

1 – “E doja te dashurin tim, dhe isha gati, keshtu qe beme seks. Perdorem prezervativ. Nuk u ndjeva keq per asnje moment. Isha kaq e kenaqur qe kisha bere dashuri me te. Me pelqeu ndjesia e te qenit aq afer, por fizikisht mu duk e çuditshme. Me pas prisja te ndihesha me e maturuar dhe e sigurte ne vetvete, por ne te vertete u ndjeva si zakonisht. Nuk pata ndjesine qe te humbja virgjerine do te ishte kaq gje e madhe. Jam e gezuar qe hera ime e pare ishte me nje person qe e doja”. –Kristina, 19 vjeç

2 – “Ne moshen 17-vjeçare mendoja se isha virgjeresha e fundit ne klase. Isha aq e fiksuar me faktin qe isha e virgjer, saqe pyesja me stil personat e tjere ne klase per te kuptuar se cili nga shoket apo shoqet e mia ishte akoma si une. Nje djale i klasave me te larta me ftoi ne nje feste, dhe sipas shoqes sime te dhomes, ai donte te bente seks me mua. U tregua shume i sjellshem dhe i durueshem me mua. Eksperienca ne pergjithesi ishte pozitive. Nuk bera me seks pastaj per dy vite. Isha e kenaqur qe nuk isha me e virgjer.” – Anna, 22 vjeç

3 – “E humba virgjerine kur isha 15 vjeçe me te dashurin tim, i cili ne ate kohe ishte 17. Vendosem ta bejme pas 3 muajsh qe ishim takuar, kur une isha plotesisht e sigurte se isha gati. Perdorem prezervativ. Te them te drejten pas seksit nuk eshte se u ndjeva ndryshe nga si isha ne fillim. Ndoshta pak me e pjekur. Nese vertet mendon se je gati, dhe nese ti dhe i dashuri keni marre masa, do te jete nje eksperience shume e mire,” – Romina, 17 vjeç

4 – “Edhe pse kisha perparuar shume me puthjet dhe takimet, isha 20 vjeçe kur humba virgjerine. Kisha vendosur te pres, por kur hyra ne universitet, nuk kisha takuar asnje me te cilin isha e interesuar per te bere seks, te pakten jo per heren e pare. Ne fund vendosa ta beja me nje djale qe me pelqente me te vertete shume, por me te nuk kisha nje marredhenie. Isha thjesht e vendosur per t’i dhene fund virgjerise sime dhe ky djale ishte fantastik. Per te vetmen gje qe pendohem eshte qe nuk i thashe me pare qe isha e virgjer. Madje edhe sot e kesaj dite ai nuk e di. Isha e shqetesuar nga ideja se mund ta trembja,” – Sara, 22 vjeç

5 – “Gjithnje kisha menduar se do te prisja deri ne martese, por sa me shume vjetrohesha aq me shume kjo çeshtje behej edhe me e rende per mua. Keshtu i kerkova nje djali qe e njihja prej vitesh nese donte te bente seks me mua dhe ai pranoi. Pas marredhenies seksuale nuk eshte se ndjeva ndonje gje ndryshe,” – Alba, 18 vjeç

6 – “Humba virgjerine me te dashurin tim me te cilin isha ne lidhje prej 11 muajsh, kur isha 16 vjeç. Ishte dy vjet me i madh se une dhe nuk ishte i virgjer dhe kishte mundur te me binde prej dy muajsh. Kur ne fund beme seks, ndodhi kur une isha plotesisht gati. Jam e kenaqur qe rezistova deri ne momentin qe isha e sigurte. Ishte pak e dhimbshme dhe paksa e çuditshme. Nuk jam penduar kurre qe e bera me ate person apo se si shkuan gjerat me vone, edhe pse duhet ta them qe do ishte me mire ta beja ne krevat dhe jo ne sediljen e pasagjerit ne nje makine Honda,” Simona, 21 vjeç

7 – “E humba virgjerine veren ne te cilen mbusha 20-vjeç. Sapo kisha filluar te merrja pilula dhe isha e terrorizuar nga ideja se mund te ngelja shtatzene dhe se kjo do te me shkaterronte jeten sepse me kete mesazh isha rritur gjithe jeten. Me shume se sa nga frika se nuk e kisha bere ndonjehere isha e frikesuar a do te isha e afte. Pavaresisht perpjekjeve te tij per te mos lenduar, prape ndjeva disa dhembje. Vazhdova me mendimin se dhimbjet do perfundonin. Por jo. Per 3 vite rresht ndjeja akoma dhembje. Por pasi u vizitova ne disa mjeke zbulova se kisha endometrioze, siperfaqja e jashtme e mitres rritet ne vende ku nuk duhet. Nuk ka sherim per kete semundje po ka menyra te tjera per ta shijuar seksin” – Aurora, 24 vjeç.

8 – “Isha 17 vjeç dhe dilja me nje djale prej disa muajsh. E dija qe doja te flija me te. U mendova per nje jave, por gjithashtu e dija se isha gati. Ai gjithashtu ishte i kujdesshem, me pyeste shpesh nese ndihesha e sigurte. Me beri te ndihem shume e sigurte, dhe e lumtur dhe kjo me shtyn qe edhe sot e kesaj dite ta dua,” Emma, 19 vjeç

9 – “E humba virgjerine time kur isha 15 vjeç. Ndodhi me nje mikun tim me te cilin benim shume gjera pavaresisht se nuk ishim ne nje lidhje. Megjithate ishim miq te mire, dhe ndjehesha mire prane tij. Seksi ishte diçka qe qarkullonte ne mendjen time prej kohesh. As ai nuk kishte bere seks me pare. Perdorem prezervativ. Para se ta beja ndjehesha shume nervoze, edhe pse ishte diçka qe doja me te vertete ta beja. Pas seksit u ndjeva me afer me djalin qofte fizikisht qofte emocionalisht. Pas kesaj marredhenia jone u be me serioze dhe rezultati ishte nje lidhje,” – Amanda, 23 vjeç

10 – “E humba virgjerine vitin e kaluar kur isha 19 vjeç. Djali me te cilin e bera per here te pare ishte dashuria ime. Pasi e beme heren kisha dhimbje te medha, dhe edhe pse e provuam ta benim perseri nuk mundeshim. Pasi mesova se kisha cist ne vezore, lidhja jone perfundoi pas 5 muajsh. U ndjeva keq qe humba nje moment te tille me nje njeri qe nuk e meritonte”, Roberta 21 vjeç.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483