Rajoni

Të reshurat vërshojnë tërë qytetin!

Serbinë Perëndimore sot e ka goditur koha e keqe, ndërsa rrugët e qytetit Uzhicë janë shndërruar në lumë. Për afro 10 minuta kanë zgjatur të reshurat e shiut si pasojë e së cilës edhe automjetet kanë filluar të lundrojnë. Rrjetet sociale ndërkohë janë pushuar nga videot ku shihen pamje të papara deri më tani ku rrugët shndërrohen në lumë.

Në këtë qytet aq shumë ka pasur të reshura sa sasia e ujit ka arritur deri në bel, ndërsa automjetet janë zhytur të tërat nën ujë. /Kosova.info/