Bota

Të punojnë nga shtëpia deri më 2021, ky shtet u kërkon qytetarëve të saj

Suedia, e cila ka tërhequr vëmendjen me strategjinë e saj më pak të rreptë të koronavirusit, bëri thirrje për të punuar nga shtëpia të paktën deri në ditën e Vitit të Ri, në një kohë që vendi ka kaluar pragun e 80 000 rasteve.

Masa, që parashikon pjesërisht të zvogëlojë mbipopullimin në transportin publik, ka për qëllim t’i lehtësojë gjërat për punëtorët thelbësorë.

Autoritetet suedeze kanë regjistruar aktualisht një ulje të numrit të rasteve të reja, veçanërisht të rasteve të rënda që kanë nevojë për kujdes indensiv.

Por, Agjencia suedeze e Shëndetit Publik thekson se nëse kontaktet rriten sërish, ekziston një rrezik i konsiderueshëm i përhapjes së mëtejshme të koronavirusit gjatë vjeshtës.

“Ne kemi kërkuar gjithmonë të vendosim masa afatgjata dhe të tregojmë qëndrueshmëri në punën afatgjatë që do të duhet të kryejmë për të luftuar kundër kësaj pandemie”, theksoi kryeepidemiologu, Anders Tegnell në një konference shty.

Që prej fillimit të krizës shëndetësore, vendi ka regjistruar 80 100 raste me COVID-19, 318 prej të cilëve në 24 orët e fundit, një prej niveleve të kontaminimit për banor më të larta në Europë. Në total, 5 739 persona kanë humbur jetën nga virusi në Suedi, sipas autoriteteve suedeze.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483