SPORT

Te Prishtina rikthehet Azemi, mungon Berisha

Kapiteni Edmond Azemi është rikthyer te Prishtina, pas suspendimit që i ishte bërë nga klubi, për shkak të përplasjes me bashkëlojtarin Dardan Berisha.

Në anën tjetër, Berisha nuk është parë fare te ekipi i Prishtinës pak minuta para ndeshjes në FIBA Europe Cup ndaj Medi Bayreuthit.

Të dy lojtarët ishin suspenduar pas përleshjes që kishin pasur në ndeshjen me Rahovecin në Superligën e Kosovës, javë më parë. Azemi më pas kishte kërkuar falje publike, ndërsa klubi nuk kishte bërë të ditur se sa do të zgjasë suspendimi.

Sot Prishtina, me fillim prej orës 19:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve, zhvillon ndeshjen më të rëndësishme deri tash në FIBA Europe Cup. Nëse arrin të fitojë me nëntë pikë epërsi ndaj gjermanëve, kampioni kosovar siguron kalimin në fazën tjetër të garave, e nëse humb apo fiton me më pak se nëntë pikë epërsi, atëherë e mbyll për këtë vit në këtë garë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.