Bota

Të paktën 21 viktima nga i ftohti në SHBA

Stuhia që ka përfshirë jugun e SHBA-së, ka vrarë të paktën 21 njerëz dhe ka lënë miliona njerëz pa energji.

Ka pasur ndërprerje energjie në Teksas, ku rrjeti i energjisë ishte i mbingarkuar ndërkohë që turbinat e erës ngrinë nga i ftohti i acartë. Miliona njerëz në shtet, i cili rrallë përjeton temperatura kaq të ulëta, kanë janë përballur me mungesën e energjisë dhe të ftohtin ekstrem. Temperaturat e ulëta parashikohet të vazhdojnë deri në fundjavë.

Vdekjet si pasojë e stuhisë janë regjistruar në Teksas, Luiziana, Kentaki, Karolina e Veriut dhe Misuri.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NËS) tha se më shumë se 150 milion amerikanë janë paralajmëruar për stuhinë së dimrit. Të martën, u raportua se më shumë se 73% e Shteteve të Bashkuara të Amerikës është mbuluar nga bora.

Madje, stuhia që solli ngrica, ka arritur në pjesët veriore dhe qendrore të Meksikës, ku miliona njerëz kanë përjetuar për disa ditë ndërprerje të energjisë.