Të paktën 150 shtëpi të shkatërruara si pasojë e zjarreve në Greqi

Të paktën 150 shtëpi janë shkatërruar nga një zjarr i furishëm që rrethoi një manastir dhe dhjetra fshatra në ishullin grek Evia, një nga mbi 100 zjarret që përshkuan vendin.

Zjarrfikësit po vazhdonin gjithashtu të luftonin një zjarr pranë Athinës të enjten në mëngjes, ndërsa kryebashkiaku i Olimpisë, vendlindja e Lojërave Olimpike, u lut për ndihmë pasi flakët kërcënuan rëndë, përcjell Klankosova.tv.

Zjarret shpërthyen ndërsa Greqia është nën mbërthimin e një vale të nxehtë të motit me temperatura të larta.

“Ne po zhvillojmë një betejë të titanëve!” zëvendësministri për mbrojtjen civile Nikos Hardalias u tha gazetarëve, shkruan The Guardian.

“Më e vështira është akoma për të ardhur”.

Ekspertët kanë paralajmëruar se ngrohja globale po rrit frekuencën dhe intensitetin e zjarreve të tilla.

Në Evia, flakët e mëdha që hidheshin nga pylli mund të shiheshin nga deti. Zjarrfikësit thanë se ishte një zjarr i vështirë për t’u kontrolluar në një ishull kodrash me pak shikueshmëri.

Tre murgj nga Manastiri i Shën Davidit kishin refuzuar të largoheshin, shtuan ata, por të gjithë ishin evakuuar nga fshatrat përreth.

“Ne po mbytemi për shkak të tymit”, tha një nga murgjit për agjencinë e lajmeve ANA me telefon, duke përshkruar flakët 30 deri në 40 metra (100 deri në 130 këmbë) të larta që rrethonin manastirin.

Policia i tha AFP se do t’i detyronte murgjit të evakuoheshin nëse jeta e tyre ishte në rrezik. Rreth 85 persona të mbledhur në një plazh u evakuuan me pesë varka.

Rreth 100 zjarrfikës të mbështetur nga shtatë helikopterë dhe avionë bombardues uji po luftonin zjarrin, thanë oficerët e mbrojtjes civile.

Go to TOP