EKONOMI

Të mos merren nisma ligjore, që i tejkalojnë interesat vendore

Gjergj Buxhuku, Administrator i Përgjithshëm i Konfindustria-s ka kërkuar nga politika shqiptare, një vëmendje më të madhe ndaj disa ndërmarrjeve dhe nismave ligjore, që kanë të bëjnë me ekonominë – shkruan Kosova.info

Nëpërmjet një komunikate për shtyp, Konfindustria ka shprehur publikisht qëndrimin e saj kundër “mënyrës së “faktit të kryer” të qeverisë shqiptare për projektligjin e faljes fiskale.

Kjo është komunikata e plotë:

Konfindustria i kërkon vendimarrjes politike shqiptare, që ti japi fund ndërmarrjes së nismave ligjore, që tejkalojnë interesat vendore, pa marrë fillimisht miratimin e partnerëve strategjikë euro-atlantikë. Në këtë kuptim, mbështetet shtyrja në kohë e miratimit në Kuvendin e Shqipërisë të projektligjit të faljes fiskale pas ndërhyrjes së qartë zyrtare kundërshtuese të Bashkimit Europian dhe institucioneve financiare ndërkombëtare si FMN, etj.

Konfindustria ka shprehur publikisht, qëndrimin e saj kundër mënyrës së “faktit të kryer” të qeverisë shqiptare për projekt ligjin e faljes fiskale. Nisma në fjalë tejkalon ndjeshëm interesin vendor dhe prek drejtpërdrejt interesat e BE dhe partnerëve euro-atlantikë të Shqipërisë. Agjencia Monyval e BE e riklasifikoi zyrtarisht  Shqipërinë në listën “gri” të rrezikshmërisë të pastrimit të parave të zeza me burim korrupsionin, trafiqet dhe terrorizmin në fillim vitin 2020. Shumë problematike është edhe nisma ligjore për ligjërimin e prodhimit të “kanabisit” në vend.

Ndërmarrja e nxituar dhe e pa konsultuar me partnerët ndërkombëtarë dhe me grupet vendorë të interesit si dhe mospërcaktimi i një skeme të qartë të mënyrës së përdorimit të flukseve të parave potenciale të pritshme, prodhoi një draft të dobët profesionalisht, që do kishte pasoja të rënda në zbatim në planin gjeostrategjik, të integrimit në BE, të cështjes kombëtare të Kosovës, të proceseve demokratike si dhe prishjen e mëtejshme të konkurencës për biznesin e ndershëm.

Konfindustria vlerëson, se mosdhënia e miratimit nga partnerët ndërkombëarë për faljen fiskale, do të shënonte edhe dështimin e saj të qartë në zbatimin. Numri i subjekteve dhe qytetarëve brenda dhe jashtë vendit, potencialisht pjesëmarrës do të ishte i vogël për shkak të mungesës së sigurisë ligjore, që tejkalon ndjeshëm mundësitë e sovranitetit të “kufizuar” të shtetit shqiptar në procese të tilla me ndikim të ndjeshëm gjeostrategjik./Kosova.info/

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.