Kombëtare

Të mërkurën nis punën çerdhja “Xixëllonjat” në Prishtinë

Çerdhja “Xixëllonjat” në Prishtinë do të nisë punën të mërkurën, ka bërë të ditur kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Ai ka thënë se edukatorja që ishte e dyshuar për koronavirus ka rezultuar negative në testim dhe çerdhja mund t’i kthehet normalitetit.

Edukatorja do të jetë në vetizolim për 14 ditë, ka shkruar ai në Facebook.

Kjo çerdhe ishte mbyllur dje për shkak se bashkëshorti i edukatores kishte rezultuar pozitiv me koronavirus.

Të mbyllura, për shkak të rrezikut nga koronavirusi, mbesin çerdhet “Lulevera” dhe “Buzëqeshja”.

Lini një Përgjigje

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.