Kuriozitet

Të jetuarit vetëm, 6 arsye pse çdo grua duhet ta provojë njëherë në jetë

Të jetosh vetëm nuk do të thotë të jesh vetëm, përkundrazi. Të jetosh vetëm për një periudhë të caktuar kohore të mëson të shijosh shoqërinë e vetvetes. Nëse nuk doni të ndani qiranë me dikë apo doni të provoni një përvojë të re, pak rëndësi ka: të jetosh vetëm mund të jetë një mundësi fantastike për t’u rritur dhe përmirësuar si person.

6 arsye pse është bukur të jetosh vetëm

Nuk varesh nga askush, je shefja e vetvetes

Je shefja e vetes. Askush nuk të thotë çfarë të bësh. Bën zgjedhjet e tua në mënyrë të pavarur, menaxhon kohën tënde, shkon dhe vjen si të dëshirosh. Mund të hash çdo gjë dhe sa herë që ke dëshirë pa u shqetësuar se duhet të gatuash për dikë tjetër. Të mos kesh askënd të cilit duhet t’i japësh përgjigje çdo ditë, mund të jetë çliruese.

Ndihmon për të zbuluar kush je në të vërtetë

Të jetuarit vetëm është periudha e përsosur për të mësuar më shumë rreth vetvetes–pikat e forta, të dobëta, dëshirat, motivimin, modelet e sjelljes me pak ose aspak siklet. Në thelb, të jetuarit vetëm na jep më shumë kohë për t’u përqendruar tek vetja, duke na ndihmuar të zhvillojmë aftësitë tona introspektive që mund të përmirësojnë dietën tonë dhe atë të tjerëve.

Ndihmon për të gjetur qetësi pas një dite pune

Të jetuarit vetëm të jep lirinë maksimale për t’u çlodhur dhe pushuar, duke të ndihmuar të marrësh veten nga ditët intensive dhe të lodhshme të punës. Kjo është veçanërisht e dobishme për gratë që mbartin peshën e gjithë ditës në shpatullat e tyre dhe shpesh kjo shkakton sëmundje fizike dhe stres nëse nuk zgjidhet si duhet. Nga ana tjetër, e dimë si është të jetosh në një shtëpi me shumë njerëz, që e bën shumë të vështirë pushimin dhe qetësinë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.