OPINION

Të gjithë kanë sy e nuk shohin, kanë gojë e nuk flasin…

Shkruan Art Berisha
Kush uzurpon dhe ndërton pa leje në pronën publike?

Kjo që shihni në fotot e mëposhtme thuhet se është pronë publike.

Por, Bariu … nga fshati Goden i Komunës së Vitisë ka vendosur ta rrethojë dhe përvetësojë këtë hapësirë. Madje janë me kilometra të tërë e me qindra (në mos mijëra) hektarë që Bariu i ka përvetësuar. Po thuaj, krejt çka të sheh syri ndërmjet fshatrave Goden – Stubëll e Epërme – Selishtë, zotëria në fjalë, vazhdon t’i thurë.  Por, problemi nuk qëndron në sjelljen e tij, por tek institucionet gjegjëse për zbatimin e ligjit. Nuk shohin as rojet e pyllit, nuk shohin as qytetarët e Stubllës, rruga e të cilëve për në Selishtë e Zhegër është bllokuar nga Bariu. Nuk sheh as Policia e Kosovës e nuk reagon as Komuna e Vitisë. Të gjithë kanë sy e nuk shohin, të gjithë kanë  gojë e nuk flasin. Pse?

Unë që shpesh shkoj në Stubëll nga drejtimi Zhegër – Selishtë, si do kaloj në të ardhmen këndej, kur Bariu të ketë vënë shenjën: Stop, është pronë private!

Mbase, Prokuroria e Kosovës do merret me këtë çështje.

Pamje nga rrethi i malit
Ndërtim me ose pa leje
Bllokimi i rrugës Stubëll-Selishtë

One thought on “Të gjithë kanë sy e nuk shohin, kanë gojë e nuk flasin…

Comments are closed.