ROZË

Të famshmit shfaqin reagimet e tyre, teksa po presin rezultatet presidenciale amerikane

Derisa po numërohen akoma votat e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020, të famshmit janë shumë të stresuar sa edhe pjesa tjetër e vendit.

Yjet botërore që janë në përkrahje të Biden e në anën tjetër edhe të Trump, kanë ndarë në rrjetet sociale mënyrën se si po përballen teksa po presin me padurim për të zbuluar presidentin e ardhshëm të SHBA-së.

Disa nga figurat publike u kthyen te veset e tyre ndërkohë që po shikonin shtetet që bëhen herë të kuqe e herë blu.

Cardi B postoi një video duke pirë tre cigare në të njëjtën kohë, ndërsa Monica Lewinsky shkroi në Twitter se i duheshin edhe disa cigare.

“Dua të pi cigare sonte, e bëj një herë në disa vjet. Unë thjesht po përdor Twitter-in si një rrëfim hebre”, shkroi Lewinsky në Twitter.

Ndërsa të tjerët po përballeshin me problemin e ngrënies, si pasojë e stresit.

Dhe Chrissy Teigen vendosi të ushqejë ankthin e saj duke gatuar në orën 11 të mbrëmjes.

“Vetëm po gatuaj. Gjithçka do të bëhet mirë për neve, çdo gjë do jetë mirë”, shtoi Teigen, e cila në bazë të videos dukej se nuk po ndihet mirë.

Lili Reinhart ishte aq e shqetësuar, sa nuk mund të gatuante as për vete.

“Trupi i njeriut nuk është bërë për te harxhuar kaq shumë energji duke menduar për Pensilvaninë”, shkroi Stephen Colbert në rrjetet sociale për rëndësinë e shtetit në garë. /Telegrafi/