Kosova

Të burgosurit e Smrekonicës i shkruajnë presidentes me disa kërkesa (VIDEO)

Të burgosurit e Qendrës Korrektuese në Smrekonicë i kanë dërguar letër publike presidentes Vjosa Osmani, kryeministrit Albin Kurti dhe Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiut.

Në të ata u ankuan se janë e vetmja kategori që janë diskriminuar gjatë kohës së pandemisë duke ua ndaluar vizitat e familjarëve, por edhe vikendet në shtëpi.

Megjithatë, përveç problemeve me ndalesat për shkak të virusit, në kërkesën e drejtuar institucioneve të reja të privuarit nga liria kërkuan nga presidentja të përfitojnë më shumë persona nga falja e dënimeve prej saj, por edhe lirimin me kusht për ata që i plotësojnë kriteret.