Show Biz

Tayna nënshkroi kontartë me Sony Music

Ky lajm që e ndau me ndjekësit, e ka gëzuar shumë.

Reperja Tayna sapo tregoi se ka nënshkruar kontatratë me gjigandin e muzikës, Sony Music me seli në Gjermani.

“Jam shumë e lumtur që kam pranuar të punoj me Sony Music. Pas diskutimeve intensive, ne kemi vendosur që së bashku mund të bëjmë hapin tjetër të madh. Kështu që unë do të vazhdoj të zhvilloj artistikisht dhe mund të përqendrohem plotësisht në muzikë”, shkruan ajo në një postim në llogarinë e saj në Instagram.

Të njëjtin lajm e konfirmoi edhe Sony Music, duke zbuluar po ashtu se kënga e re e Taynës që titullohet ‘Bass’ lansohet pas 3 ditësh, pra, me 12 korrik.

Se çka do na sjell reperja kësaj radhe, presim të shohim.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483