Show Biz

Tayna bën ndryshimin e ri në dukje, pëlqehet nga fansat

Reperja e re, Tayna, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me mbrëmje muzikore të shumta.

Ajo është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan herë pas here me fansat fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e përditshme.

View this post on Instagram

Qa bot ju atje posht??

A post shared by Tayna (@tayna) on

Së fundmi, Tayna ka treguar për ndjekësit e saj ndryshimin e ri që ka bërë në dukje.

Reperja nga Prizreni i ka bërë flokët e saj sërish bionde, ndërsa i ka shkurtuar ato në stilin “bob”, i cili është shumë në trend viteve të fundit.

Baluket pak të lëshuara i kanë dhënë një pamje edhe më tërheqëse, duke bërë që të pëlqehet në masë të madhe nga fansat.

Përndryshe, Tayna po vazhdon të shijojë suksesin e projektit muzikor më të fundit “Caliente”, e cila është pritur mirë nga fansat e saj.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483