Hi Tech

Tastiera dhe miu tash mund të shfrytëzohen edhe për video-lojëra në iPad

iPadi i gjigantit Apple tashmë mbështet përdorimin e tastierës shtesë, dhe viteve të fundit, edhe të miut.

Sidoqoftë, përdorimi i tastierës dhe miut shtesë janë kryesisht për përdorim të përgjithshëm, si shkrimin e dokumenteve, shfletimin e internetit, dërgimin e e-mailave, etj. Por kjo së shpejti do të ndryshojë pasi që Apple do të bëjë që tastiera dhe miu të mbështesin edhe video-lojërat në iPad, shkruan Ubergizmo.

Me risitë në iPadOS, Apple do t’ua mundësojë përdoruesve të video-lojërave të përdorin miun dhe tastierën e tyre për të luajtur video-lojëra. Në shumicën e rasteve, lojërat në iPad janë luajtur ose duke përdorur kontrollet në ekran ose nga kontrollerët e vetë video-lojërave, andaj përfshirja e mbështetjes së tastierës dhe miut do ta ndryshojë mënyrën e lojës.

Megjithatë, nëse krijuesit e video-lojërave nuk do t’i shtojnë lojërave të tyre opsionin për mbështetjen për tastierë dhe mi, atëherë kjo karakteristikë e re nuk do të mund të përdoret në iPad, transmeton KOHA.

Mbi të gjitha, do të jetë interesante të shihet se çfarë lojëra të reja do të krijohen me përparësitë që do të sjellin këto opsione të reja të kontrollit.

Leave a Reply

Your email address will not be published.