Kosova

Tasholli: Vendimi për vazhdimin e pezullimit të Ligjit të Pagave është i pakuptimtë

Kryetari i Sindikatës së Policisë së Kosovës Shaban Tasholli, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për vazhdimin e pezullimit të Ligjit të Pagave në sektorin publik deri më 30 qershor.

Tasholli tha se ky vendim është i pakuptimtë.

“Është e pakuptimtë kjo. Ne kemi pritur që kjo të hyjë në fuqi. Është aprovuar në Qeveri dhe Parlament.”.

Kreu i FSPK-së shtoi se në këtë moment të përballjes me pandeminë nuk do të marrin asnjë masë.

“Kjo është ë pakuptimtë. Është e pakëndshme. Në këtë moment ne nuk do të marrim asnjë masë sepse jemi në detyrë. Ne do të jemi në detyrë në luftë kundër një armiku të padukshëm”.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483