EKONOMI

Tarifat e shërbimit rrezikojnë tregtinë në mes të Kosovës dhe Shqipërisë

Bizneset e vogla dhe të mesme si në Shqipëri e Kosovë, që zhvillojnë tregti në vendet respektive janë në prag falimentimi si pasojë e “extra” tarifave apo tarifave të shërbimit.

Këto tarifa të larta janë bërë barriera në tregtinë mes Kosovës dhe Shqipërisë, të cilat e kanë frenuar import-eksportin mes dy vendeve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Në bazë një studimi të kryer nga Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, rezulton se vetëm tarifat e shërbimit, pa përfshirë këtu taksa apo tatime, arrijnë në 210 euro për një kalim. Për kreun e kësaj shoqate, Alban Zusi, kosto të tilla kanë frenuar tregtinë nga bizneset e vogla dhe të mesme.

“Na ka rezultuar se pa përfshirë TVSh-në, tatim fitimin, taksë doganore etj, por vetëm kosto certifikate, parkim kamioni, tarifë koncesioni, kosto arrin në 210 euro një kamion, pra për një kalim. Për një ngarkesë me 20 mijë euro mall një tarifë e tillë ndoshta nuk përbën shumë problem, por imagjinoni për bizneset e vogla dhe të mesme që duan të eksportojnë drejt Kosovës një sasi me vlerë 500 euro, kostoja prej 210 eurosh është relativisht e lartë dhe e papërballueshme”, ka thënë Alban Zusi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.