SPORT

Tare projekton goditjen e bujshme, ia vë syrin futbollistit të Chelsea-t

Edhe pse çdo gjë është ndërprerë, klubet e futbollit po punojnë për afrimet në skuadër për vitin e ardhshëm.

Një gjë të tillë po bënë edhe Lazio, që i ka të qarta disa nga objektivat që do të tentojë për në merkaton e verës.

Mësohet se drejtori sportive i bardhekaltërve, Igli Tare po kërkon të afrojë në skuadër futbollistin e Chelseat, Pedro Rodriguez, të cilit i skadon kontrata në verë.

Lazio ka gati një kontratë 3-vjeçare për sulmuesin spanjoll, duke i ofruar 3 milionë euro në sezon me shpresën se do të pranojë ofertën.

Image
//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483