SPORT

Talenti i ri Shahini shpallet golashënuesi më i mirë në futboll

Turneu futbollistik në Skenderaj për nder të rënies se heroit Ilaz Kodra ku pjesëmarrja e ekipeve ishte e madhe sikurse shikuesve ka shpërfaqur talent të ri të futbollit.

Në këtë turne futbollisti i U17, Adnit Shahini, u shpall golashënuesi më mirë.

Shahini i lindur me 01 shkurt 2004 ë Vushtrri, që nga mosha 6 vjeçare merret me futboll, ku fillimisht është angazhuar KF të Vushtrrisë në U17 si sulmues.

Ai në çdo ndeshje veçohet si një sulmues i talentuar dhe që premton mjaft për të ardhmen.

Ai në këtë turne mori titullin golashënuesit më të mirë dhe për këtë ai falënderon klubin dhe trajnerin e vet, po ashtu edhe familjen për mbështetje. /Kosova.info/