Rajoni

Talat Xhaferi do të merr pjesë në shënimin e 24 vjetorit të masakrës së Srebrenicës

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi sot do të jetë i pranishëm në shënimin e 24-vjetorit të gjenocidit në Srebrenicë, Bosnjë e Hercegovinë.

Kryetari e paraprin delegacionin nga Republika e Maqedonisë së Veriut në përbërje të deputetëve Ferid Muhiq dhe Zeqir Ramçiloviq. Në kudër të shënimit Kryetari do të mbajë edhe fjalim rasti.
Bosnja e Hercegovina sot shënon 25 vjetorin e masakrës së Srebrenicës. Kjo masakër është më e rënda në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.

Në korrik të vitit 1995, forcat serbe të Bosnjës vranë mbi 8 mijë burra dhe djem myslimanë në enklavën e Srebrenicës, që ishte caktuar si “vend i sigurt” nga Kombet e Bashkuara.

Më 9 korrik 1995, udhëheqësi atëhershëm serbëve, Radovan Karadziç lëshoi një urdhër të ri për të pushtuar Srebrenicën. Trupat rrethuan enklavën dhe sulmuan paqeruajtësit holandezë duke marrë peng 30 prej tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published.