INTERVISTA

Taksa vetëm se rriti kontrabandën: 10 milionë euro mallra u konfiskuan nga Dogana

Taksa 100% e vendosur nga qeveria Haradinaj po i bën më shumë se 1 vit prej që kur është vendosur, mirëpo ajo nuk ka sjellë rezultateve pozitive për Kosovën, kontrabandim e rritje të çmimeve për qytetarët e Kosovës ka qenë vendosja e kësaj takes.

Taksa 100 për qind ndaj prodhimeve serbe dhe atyre boshnjake me të cilat mburret kryeministri në detyrë Ramush Haradinaj, tani po del të jetë se sjelli vetëm efekte negative dhe nuk pati fare ndonjë ndikim në të hyrat e Doganës së Kosovës.

Por kjo taksë ndikoi dukshëm në rritjen e kontrabandimit të mallrave nga këto dy shtete, kështu po e thotë Drejtori i Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një intervistë për Ekonomia Online, transmeton Kosova.info.

Berisha thotë se vetëm gjatë këtij viti kanë zbuluar rreth 350 raste të kontrabandimit të mallrave serbe dhe boshnjake, e që kapin shumën prej 10 milionë eurove.

“Gjatë këtij viti kemi pasur rreth 350 zbulime vetëm të produkteve serbe e boshnjake, ndërsa nëse flasim në total ne kemi diku vepra penale të zbuluara nga aspekti i luftimit të ekonomisë joformale por edhe kontrabandës dhe zbulimit të kundërvajtjes kemi diku rreth 10 milionë euro zbulime gjatë këtij viti. Vetëm efekti direkt, ndërsa efekti indirekt është shumë më i lartë sepse ke arritur të parandalosh shumë aktivitete kontrabanduese që në një farë mënyre e ka legalizuar edhe importin në anën tjetër të rregullt”, thotë ai.

Interesi i grupeve kriminale del të jetë në ato produkte që sjellin potencialisht fitim të madh, prandaj ato synojnë të kontrabandojnë produkte me akcizë.

“Këtë vit kemi pasur diku rreth 20 milionë stok cigare të konfiskuar që janë kontrabanduar. Kemi pasur mbi 7 tonë duhan refuz. Por ajo që ka filluar të jetë më e shprehur si mall i kontrabanduar është edhe duhani në argjilë, pasi vërejmë që janë hapur edhe shumë lokale. Por kemi edhe produkte të tjera, kemi pasur shumë kilogramë të konfiskuar narkotikë. Kemi pasur armë, municion. Por duhet ta potencojmë edhe produktet e falsifikuara. Kemi konfiskuar rreth 2 milionë vlerë të këtyre mallrave dhe që anë shkatërruar”, thotë Berisha.

Mallrat serbe dhe ato boshnjake Berisha thotë se janë zëvendësuar nga vendet e rajonit, por edhe të BE-së dhe se nuk është vërejtur mungesa e tyre.