Kosova

Takimi Osmani-Erdogan,diskutohet për thellim të bashkëpunimit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cilëson përmbajtjesor takimin me homologun turk, Recep Taip Erdogan.

Në këtë takim u diskutua për “raportet e shkëlqyeshme ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë”, ka njoftuar Osmani në profilin e saj në Facebook.

Ndër të tjera, ajo thotë se është biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në shumë fusha.

“E falënderova për përkrahjen e jashtëzakonshme që Turqia i ka dhënë Kosovës si dhe për mikpritjen dhe organizimin në SEECP dhe Antalya Diplomatic Forum”, shkruan tutje presidentja Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani ka udhëtuar për në Turqi për të përfaqësuar Kosovën në samitin vjetor të Procesit të Bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).