Kosova

Takimi kokë më kokë sot ndërmjet Hysenit dhe Palmer’it në Departament të Shtetit, ja cka do të bisedojnë

Koordinatori i Qeverisë për dialogun me Serbinë, Skënder Hyseni, sot do të takohet me të dërguarin e Departamentit të Shtetit për vendet e Ballkanit, Matthew Palmer. Ai më pas do të ketë takime edhe me zyrtarë të Shtëpisë së Bardhë dhe në Senatin Amerikan. Vetë Hyseni ka mohuar se ka të caktuar takim me Sekretarin Pompeo edhe pse mediat kishin raportuar diçka të tillë.

Hyseni kishte deklaruar se udhëtimi në SHBA ka të bëjë me “koordinimin e veprimeve që do ta ndihmojnë akoma më shumë dialogun duke theksuar se Shtetet e Bashkuara janë plotësisht të angazhuara dhe të involvuara në këtë proces.  “Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë fuqimisht të angazhuara dhe këtu mund të citoj zyrtarët amerikanë që ma kanë thënë personalisht që Amerika do të jetë me ju në çdo fazë të procesit deri në arritjen e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të qëndrueshme”, kishte thënë Hyseni.

Takimi Hyseni – Palmer pritet të mbahet në orën 11:00 sipas kohës lokale amerikane ose në orën 17:00 në Kosovë. Nuk dihet nëse Hyseni do ta takojë edhe Asistent Sekretarin për Evropë dhe Euroazi Philip Reeker, të cilën e kishte takuar në Bruksel kur kishte udhëtuar për dialogun me Serbinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.