Rajoni

Takimi i parë Zaev-Mitsotakis

Kryeministri Zoran Zaev i cili po qëndron në New York ku merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, sipas burimeve greke ai do të takohet me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis.

Ky do të jetë takimi i parë i dy kryeministrave pasi Kyriakos Mitsotakis fitoi zgjedhjet e mbajtura në fillim të korrikut në Greqi.

Zaev gjithashtu do të takohet sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres dhe do të marrë pjesë në një pritje të organizuar nga Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump me rastin e Asamblesë së 74-të të Përgjithshme të OKB-së.

Fjalimi zyrtar i Zaevit në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së është parashikuar për ditën e shtunë në seancën e paradites.