Kosova

Takimi Hoti-Vucic në Bruksel shtyhet për javën e ardhshme

Samiti i paralajmëruar për një kohë të gjatë nga Franca dhe Gjermania me udhëheqësit e Kosovës dhe Serbisë, u zhvillua virtalisht të premten të premten dhe kjo shënon vazhdimin e dialogut të BE-së për normalizimin e marrëdhënieve, i cili u ndërpre në fund të vitit 2018.

Radio Evropa e Lirë merr vesh se edhe takimi i 12 korrikut, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e BE-së, do të zhvillohet përmes një video-konference, kurse vazhdimi i dialogut pritet të ndodhë më 16 korrik.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në këtë samit tha se dialogu nuk ka alternativë, por shtoi se ky proces duhet të ketë afate të qarta kohore.

“Ne jemi të gatshëm dhe të përkushtuar që të angazhohemi në dialogun Kosovë-Serbi, në mënyrë të barabartë”, tha Hoti.

“Por, ne fuqishëm besojmë se procesi i dialogut duhet të ketë një afat të qartë kohor dhe një kornizë të vlerave dhe parimeve themelore që duhen respektuar, në përputhje me perspektivën evropiane të të dyja vendeve”, shtoi Hoti.

Pas samitit, pritet që Franca dhe Gjermania, si nikoqir të këtij samiti, të dalin me një deklaratë të përbashkët.

Të dyja palët po përpiqen të arrijnë një marrëveshje përfundimtare për normalizimin e marrëdhënieve, e cila, siç tha ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, gjatë një vizite në Prishtinë, duhet të jetë e qëndrueshme, e pranueshme për rajonin dhe BE-në, por që do të zgjidhë të gjitha çështjet e pazgjidhura.

Ne samitin virtual marrin pjesë presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelarja gjermane, Angela Merkel, Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Punët e Jashtme Josep Borell dhe i dërguari i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Mirosllav Lajçak. Kosovën e përfaqëson kryeministri Avdullah Hoti kurse Serbinë, presidenti Aleksandar Vuçiq.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483