Kosova

Takim emocionues ndërmjet Rifat Jasharit dhe Vasfije Krasniqi-Goodman

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Dhunës ka hapur ekspozitën “Bëhu fytyra ime” e realizuar nga autorja Eliza Hoxha.

Mysafirë të ekspozitës ishin sot Rifat Jashari dhe Vasfije Krasniqi-Goodman.

Sipas njoftimit të QKRMT-së, Jashari iu falënderua Krasniqi-Goodman për guximin e saj për rrëfimin publik të ngjarjes traumatike dhe kurajën që u ka dhënë të gjitha viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë për të vazhduar kërkimin e drejtësisë për krimet e kryera ndaj tyre.

Ekspozita po qëndron e hapur në Muzeun e Kosovës në kujtim dhe nderim të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.