Bota

Tajlanda ndalon përdorimin e qeseve plastike

Tajlanda e ka ndaluar përdorimin e qeseve plastike dhe vendimi ka hyrë në fuqi në këtë fillimvit.

Qeveria ka bërë të ditur se ndalesa e qeseve plastike për një përdorim, e planifikuar prej kohësh, do të fillojë të zbatohet në nivel të gjerë nëpër qendrat tregtare dhe në dyqane nga ky vit, raporton KTV.

Ministria e Ambientit dhe Burimeve Natyrore, ka njoftuar se deri në vitin e kaluar, Tajlanda ishte vendi i gjashtë në botë që ka derdhur më së shumti mbeturina plastike në det.

Më tej theksohet se përdorimi i qeseve plastike në tërë vendin ishte zvogëluar ndjeshëm vitin e kaluar. Ndërsa, ndalesa nga viti 2021 do të përfshijë të gjitha dyqanet, me qëllim që qeseve plastike t’u jepet tërësisht fund.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.