Kosova

Tahiri: Taksa nuk është e dy-tri partive, është temë nacionale

Ish-Koordinatori Nacional për Reforma Shtetërore në Qeverinë Haradinaj, Besnik Tahiri i AAK-së, ka reaguar pas deklaratës së kreut të LDK-së, Isa Mustafës, se taksa e vendosur nga Kosova ndaj Serbisë duhet të largohet.

Tahiri, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se, “në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.

“Kosova e ka sfidë reformën në administratën e shtetit, kjo është sfidë e të gjithë ekspertëve për të ndihmuar konsoliduar dhe reformuar shtetin, kurr skam me u ndal me ndihmu këtë proces”, ka shkruar Tahiri.

“Megjithatë, në temat e dialogut me Serbinë nuk duhet të merren vendime të njëanshme dhe pa koncensus politikë, kjo nuk duhet avancohet”.

“Taksa 100% nuk është e një partie, dy, apo tri, kjo është temë nacionale”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë sot se “Kosova duhet të heq tarifën, në mirëbesim me ShBA-të dhe BE-në”.

Mustafa ka thënë se në situatën aktuale është e rëndësisë themelore të ruhet dhe të kultivohet partneriteti me ShBA-të, dhe të vlerësohet roli prijës i tyre në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, duke shtuar më tej se vetëm ShBA mund të përmbyll marrëveshjen përfundimtare me Serbinë.

Ndërkohë, sot afër Qeverisë së Kosovës është sulmuar me vezë zëvendëskryeministri Avdullah Hoti. E sulmuesit e panjohur derisa kanë hedhur vezë  në drejtim të Hotit, kanë thënë se taksa nuk bën të hiqet.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.