Kosova

Tahiri: Qeveria Kurti jo vetëm qe zbatoi Marrëveshjen e Brukselit, por edhe njohu vlerën e tyre qe dikur e kundërshtonte

Ish-Kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, Edita Tahiri, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për zbatimin e reciprocitetit është në pajtim me Marrëveshjen e Brukselit për Lëvizje të Lirë, marrëveshje kjo që është e bazuar në reciprocitet mes dy shteteve.

Tahiri mbështetë vendimin për reciprocitet të targave me Serbinë. Ajo ka ka sjell në vëmendje se kjo marrëveshje që u aplikua së fundmi, dikur kundërshtohej nga opunentet e qeverisë së tanishme.

“Qeveria Kurti jo vetëm qe zbatoi Marrëveshjen e Brukselit për te cilën e uroj dhe mbështes, por edhe njohu vlerën e tyre qe dikur e kundërshtonte!”, ka shkruar Tahiri.

Sipas vendimit, veturat që hyjnë nga Serbia duhet të pajisjen me targa të përkohshme në pikëkalimet kufitare të Kosovës. Këto targa të përkohshme po u vendosen veturave në xhama para dhe prapa.

Çështja e targave është e rregulluar me Marrëveshjen e Brukselit për lëvizjen e lirë, në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ku ishte përcaktuar që të gjithë pronarët e veturave që banojnë në Kosovë, duhet të përdorin targat ‘KS’ (Kosovë) ose ‘RKS’ (Republika e Kosovës) dhe kështu t’i hiqnin nga përdorimi targat që për serbët e Kosovës i lëshonte Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë.