Tahiri pas deklaratës së Rohdes: Me këtë qeveri, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka thënë se me qeverinë aktuale, Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës.

Për anëtarësimin në KiE, Kosova i ka votat siç tha ajo “që nga koha e qeverisjes tonë”

“Me këtë Qeveri Kosova do të mbetet para dyerve të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e të cilës i kemi votat që nga koha e qeverisjes tonë- Ambasadori gjerman Rhode shpjegoi hapur se pa u zbatuar vendimi i Gjykatës Kushtetuese për pronën e Manastirit të Deçanit nuk do të ketë anëtarësim!”, shkruan ajo në Facebook.

Ky reagim erdhi pas deklaratës së fundit të ambasadorit gjerman, Jorn Rohde i cili kritikoi Kosovën për mosrespektim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për pronat e Manastirit të Deçanit.

Ai në një intervistë “Kallxo Përnime” theksoi se pa respektuar vendimet e gjykatës, Kosova s’mund të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës.

Go to TOP