Kosova

Tahiri: Kosova e Serbia s’mund të arrijnë marrëveshje këtë vit

Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e dialogut teknik Kosovë-Serbi, ka thënë në Rubikon të KTV-së, se në këtë vit nuk mund të ketë marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Ajo thotë se as Ekipi Negociator nuk e ka legjitimitetin e duhur meqë nuk është gjithëpërfshirës.

Tahiri tha se edhe një qeveri uniteti mund të ishte zgjidhje e situatës.

“Nuk e kanë legjitimitetin e duhur. Po flasim për një proces të arritjes së një marrëveshje paqësore me armikun, atëherë Koosva duhet të ketë një unitet, kam thënë që opozita duhet të jetë pjesë, madje edhe me një qeveri uniteti, pse jo. Pa e pasur një unitet politik kombëtar strategjik, Kosova del e pafuqishme”, ka thënë ajo.

Leave a Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.