Kosova

Tahiri: Komunat i bëmë zot shpie!

Besnik Tahiri, Koordinator Nacional i Reformës Shtetërore dhe bashkëpunëtor i kryetarit të AAK’së, Ramush Haradinaj ka thënë se komunat e Kosovës kurrë nuk kanë pasur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn.

“Kam pas nderin të konstruktoj e koordinoj Këshillin Konsultativ Qeveri-Komuna; e të njëjtën kohë të fuqizoj komponentin e koordinimit me partnerët zhvillimorë. Vendimet tashmë janë të njohura, e me krenari e them se nuk ka komunë që ka gjetur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn”, ka shkruar Tahiri në Facebook.

Ai tutje në këtë postim ka numëruar edhe vendimet që janë marrë në qeverisjen Haradinaj, që sipas tij nuk kanë qenë të lehta, ngase kjo për dikë ka qenë pjesë e trajtimit vetëm në fushata, e dikujt i ka prish planet.

Postimi i plotë në Facebook:

Komunat i bëmë zot shpie!

Kam pas nderin të konstruktoj e koordinoj Këshillin Konsultativ Qeveri-Komuna; e të njëjtën kohë të fuqizoj komponentin e koordinimit me partnerët zhvillimorë.

Vendimet tashmë janë të njohura, e me krenari e them se nuk ka komunë që ka gjetur partner ma serioz e të përkushtuar se sa Ramush Haradinajn.

Pa dallim, është hera e parë që një qeveri nuk sillet me inate e këtë e kemi dëshmuar me:

o Përkrahjen direkte;

o Me zgjidhjen e problemeve; dhe

o Reformat në legjislacion;

Në asnjë rrethanë, as proceset e as administrata nuk ka pasur qasje ma pro-aktive. Është hera e parë, që krahas investimeve kemi adresuar sfidën e të punësuarve, duke i bërë ata me paga e trajtim të dinjitetshëm.

S’bënë dallim as Podujeva, s’ka projekt e as kërkesë që nuk i është marrë parasysh e trajtuar. Nëse i krahasojmë investimet, e bëra për dy vite janë pothuajse dyfishi i qeverisë paraprake tre vjeçare.

Është hera e parë që këtë mandat, përveç rritjes së përgjithshme të buxhetit prej 700 milionë, të kemi rritjen aq të madhe edhe të granteve qeveritare:

o Granti i përgjithshëm ka shënuar rritje prej 91 milionë

o Granti për shëndetësi 9.2 milionë;

o Granti për arsim 21.5 milionë;

Në ato 50 vendime, a mund ta merrni me mend që disa komuna nuk kanë pas tokë as për varreza e lëre mos të flasim për investime publike e dhënie në shfrytëzim për investitorë. Dhe këtë logjikë e kemi ndryshuar rrënjësisht me Ligjin për Dhënin në Shfrytëzim dhe Këmbim të Pronës Komunale. Duke i hapur rrugë zhvillimit me Strategjinë për Zhvillim Ekonomik Lokal, e me themelimin e Departamentit të veçantë për zhvillim ekonomik të komunave.

Ata që punojnë në administratë e dinë se qysh brenda një zyre me punë të njëjta kishin dallime në paga. E kjo ka marr fund. A e dini që paga e të zgjedhurit lokal ka qenë 10 fish ma e vogël se ajo në kuvend, dhe kjo ka treguar çfarë prioriteti ka qeverisja lokale. Dhe kjo ka marrë fund. E, këto nuk janë vendime për Aleancën e as kryeministrin, por janë vendime për Kosovën.

Secili prej nesh i kemi parë sa të pa motivuar kanë qenë arsimtarët, mjekët e administrata. E, ne kemi dhënë së paku sinjalin e parë për ta ndryshuar, jo veç që i kemi vlerësuar në merita e paga, por edhe e kemi ulë pa-barazinë. Të gjithë kemi dëgjuar qysh ju ka shpallur e ndrequr konkursi dikujt, a e dini që tash janë të sakta përshkrimet edhe detyrat, e madje s’mundet ai që është në panel me t’i dhënë 50 pikë se vlerësimi është mbi 90% në test.

Paramendojeni, ky shtet i ka mbetur borxh policit të vetë, nuk i ka paguar rrezikshmërinë në punë, as mjekut, as policit as zjarrfikësit. Këto, tashmë kanë marrë zgjidhje. Tash, secili ka pagë e trajtim të dinjiteshëm, e në veçanti zjarrfikësit që kanë qenë kategoria më e diskriminuar, e të njëjtën kohë më e rrezikuar.

Këto, e shumë vendime nuk kanë qenë të lehta, ngase kjo për dikë ka qenë pjesë e trajtimit vetëm në fushata, e dikujt i ka prish planet.