Kosova

Tahiri diskutoi mbi gjendjen e qeverisjes publike në Kosovë

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë së Kosovës, Besnik Tahiri, sot mori pjesë në diskutimin virtual në panelin e ngjarjes “Western Balkans Government at Glance Publication”, në të cilën u bënë prezantime mbi qeverisjen publike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

“Government at a Glance” është botimi i Drejtorisë së Qeverisjes Publike të Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik, OECD. 

Në këtë botim janë përfshirë një grup i gjerë i treguesve për qeverisjen publike, aktivitetet e qeverisë dhe rezultatet midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke bërë krahasimin midis vendeve si në hartimin e reformave të qeverisjes publike ashtu edhe në zbatimin e tyre.

Në këtë panel, zëvendëskryeministri Tahiri diskutoi mbi gjendjen e qeverisjes publike në Kosovë, reformat në sektorin publik si dhe avancimin e qeverisjes publike të përqendruar në zbatim, rezultate dhe prova. 

Zëvendëskryeministri Tahiri ka falënderuar OECD/SIGMA për mbështetjen dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për agjendën e reformave në Kosovë. /Kosova.info/

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483