Kosova

Tahiri ankohet se nuk është njoftuar se është anuluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka fajësuar pozitën që nuk po arrin që ta organizojë siç duhet punën e Kuvendit të Kosovës. Kjo pas dështimit të mbajtjes së mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

 Ai përmendi edhe kritikat ndaj deputetëve për mungesa në seancat e Kuvendit të Kosovës. Tahiri tha se mazhoranca nuk mundet t’i akuzojë të tjerët për mungesa.

“Jeni dëshmitarë të asaj që tash e një kohë të gjatë kemi hyrë në një seri të dështimeve të njëpasnjëshme të seancave ashtu edhe të mbledhjeve të Kryesisë. Pra, këto dështime që janë kthyer sit ë zakonshme, realisht është ky koalicion qeveritar, kjo mazhorancë që siç duket ka hyrë në një krizë e cila nuk duhet se është e lehtë. Pra, i kemi parë shpeshherë edhe akuza ndaj deputetëve për mos marrje pjesë në seanca, mirëpo nuk mund t’i akuzosh të tjetër për mospjesëmarrje përderisa nuk arrin me organizu punën e Kuvendit e që është përgjegjësi e kësaj mazhorancë”, ka thënë ai.

Më tutje, deputeti i PDK-së është ankuar se nuk janë lajmëruar më herët se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit është anuluar.

“Është shumë e papërgjegjshme që mos me u njoftu një grup parlamentar të Kuvendit që mbledhja është anuluar. Ne jemi ftuar ditën e premte për këtë mbledhje dhe vijmë sot dhe na thonë që është anuluar”, ka thënë ai. 

Shfaq më shumë
Back to top button
escort mersin - izmir escort