Kosova

Tabloidi beogradas: ShBA-ja i ofron Serbisë veriun e Kosovës nëse vë sanksione ndaj Rusisë

Diplomatë amerikanë kanë përgatitur një shantazh të ri për Serbinë me të cilin kërkon luftë politike të Serbisë me Rusinë, shkruan sot tabloidi i Beogradit espreso, siç thotë, duke u bazuar në shkrime të medieve

Sipas këtij tabloidi, transmeton Koha.net, diplomatë amerikanë Beogradit i kanë dërguar një ofertë në të cilën tekstualisht thuhet: Nëse vihen sanksione ndaj Moskës, Washingtoni do të përkrahë planin që Serbisë t’i bashkohet veriu i Kosovës.

Ky mesazh autoriteteve serbe u është dërguar përmes kanaleve jozyrtare dhe në të haptas bëhet me dije amerikanë do ta shtyjnë përpara ndarjen e Kosovës nëse Serbia obligohet se do t’i ndërpresë të gjitha kontaktet me Moskën, nëse heq dorë nga anëtarësimi në Unionin Evroaziatik dhe nëse në të ardhmen e afërt ajo i bashkohet paktit NATO.

Këtë hap, sipas tabloidit, amerikanët e kanë ndërmarrë në prag të takimit të Vuçiqit në Pekin me kryetarin e Rusisë dhe me atë të Kinës më 26 prill dhe para takimit të Berlinit që mbahet më 29 prill.

Espreso, si dhe disa tabloide të tjerë nga Serbia në shërbim të presidentit serb Vuçiq, shpesh publikojnë informacione me të cilat bëhen përpjekje për testim të opinionit publik me qëllim të nxitjes së reagimeve të ndryshme.