Show Biz

Sytë e të gjithëve tek Leonora Jakupi në dasmën e Bleros dhe Afronës

Këngëtarja Leonora Jakupi kishte qenë njëra nga të ftuarat në dasmën e Bleros dhe Afronës.

Ajo kishte të zgjedhur të vesh një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë, me një të çarë në mes gjoksit ku e kishte marrë pothuajse gjithë vëmendjen, pasi që nuk jemi mësuar ta shohim Leonorën provokuese, shkruan GazetaBlic.

Artistja shqiptare, kishte kombinuar shumë mirë fustanin me disa bizhuteri, take të bukura. Flokët i kishte kapur dhe makijazhi e perfeksiononte atë. Po ashtu, fustanit i kishte bashkëngjitur edhe një çantë me ngjyrë të zezë.

Leonora, ka publikuar një imazh në Instagram ku ka arritur të marrë like dhe komente të shumta nga ndjekësit dhe fansat si dhe nga koleget e saj.

Ndryshe, ajo është njëra nga fytyrat publike e cila shpesh komentohet në media rozë për jetën e saj private. Leonora, mbetet ende singel pa ndonjë lidhje duke u bazuar në atë se asnjëherë nuk kemi arritur ta shohim me ndonjë person afër saj, më sa duket ajo din shumë mirë ta menaxhojë jetën e private duke e ruajtur nga mediat.

Projekti i fundit muzikor i këngëtares është ‘A m’ke harru’, i publikuar para dy muajve.

//graizoah.com/afu.php?zoneid=3473483