Zgjedhjet 2021

Syla: VV ka krijuar pritje të larta me sondazhe të Haki Abazit

Gazetari Valon Syla në Pressing ka folur për zhvillimet politike në vend gjatë javës që po lëmë pas.

“Një intervistë e Albin Kurtit e cila ishte e vaktë në kuptimin pa puls ku i drejtohej elektoratit pa ndonjë risi sikur të dëshironte të ruante frymën nga ana tjetër Vjosa Osmanin e pamë në një intervistë tjetër ku megjithatë kërkonte votën se “ajo është më LDK” se LDK’ja ‘më pro Rugovës se ata të tjerët” e kështu me radhë, pra një plaçkitje simbolesh dhe traditash”, thotë Syla.

Syla ka komentuar edhe sondazhet e shumta.

“VV me të dhënat e sondazheve ka krijuar pritje të larta”, tha ai.


“Albin Kurti vërehet me atë qetësinë e tij në intervistën e fundit që nuk është për të hapur fronte të reja”, thotë ai.